Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

E BUJSHME/ Nga Juve, Inter e Lazio, drejtori sportiv plas 'bombën': Ismajli është gati për këtë ekip

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Nga Juve, Inter e Lazio, drejtori sportiv plas
Ardian Ismajli me fanellën e Empolit

Drejtori sportiv i njohur, Mauro Meluso njihet si personi që transferoi Ardian Ismajlin në Serie A, në vitin 2020. Meluso ishte i mahnitur nga paraqitjet e shqiptarit me Hajduk Split në Kroaci dhe vendosi ta transferonte në kampionatin italian.

Teksa së fundmi, ish-drejtori sportiv i Napolit thotë se kapiteni i kuqezinjve në ndeshjet e fundit të Nations League, është gati për një ekip të madh. Madje, Meluso sugjeron një ekip të madh si ai i Napolit ku ka punuar dhe vetë më herët.

“E zbulova në Kroaci, gjatë një ndeshjeje të Hajdukut të Splitit. Doja ta çoja në Leçe, më pas e çova në Specia. Aty u rrit shumë me Italianon, duke u përshtatur shpejt me futbollin italian. Ai është një lojtar serioz, me forcë të madhe fizike dhe vizion të shkëlqyer taktik. Është gati për një ekip të madh si Napoli”, është shprehur Meluso.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga