
Maurizio Sarri
Maurizio Sarri do t’i rikthehet punës si trajner. Tashmë gjithçka është e kryer dhe pritet vetëm zyrtarizimi i 66-vjeçarit në pankinën e Lazios, të cilët i besojnë ish-trajnerit të tyre.
Sipas mediave italiane, Sarri do të firmosë me Lazion një kontratë 2-vjeçare, pra të vlefshme deri në vitin 2027. Ndërkohë që kontrata përmban edhe opsionin e rinovimit edhe për një tjetër vit.
Kujtojmë se skuadra e fundit që trajneri italian drejtoi ishte pikërisht Lazio. Ai ishte në pankinën e kryeqytetasve nga korriku i 2021-shit, deri në mars të vitit 2024.
Poll