
Simone Inzaghi - Kristjan Asllani
Inter është në kërkim të një trajneri të ri. Bisedimet po shkojnë mirë me Chivu, por ende nuk ka asgjë zyrtare. Në këto kushte, zikaltërit janë të fokusuar plotësisht tek kjo pjesë, duke mos menduar për shitjet.
Kështu, e ardhmja e Kristjan Asllanit është ende në pikëpyetje. Interes serioz për shërbimet shqiptarit ka shfaqur Bologna, por klubi i Interit ka “bllokuar” largimet, deri në emërimin e trajnerit të ri.
Do të jetë pikërisht ky i fundit, ai që do të vendosë për lojtarët që do të shiten. Pra, Kristjan Asllani është në pritje, por me shumë gjasa do të largohet, kjo edhe pas Petar Sucic, lojtarit më të ri të Interit, që luan në të njëjtin rol si shqiptari.
Poll