
Fikayo Tomori
Fikayo Tomori është shumë pranë rikthimit në Premier League. Sipas gazetarit të njohur italian, Gianluca Di Marzio, mbrojtësi anglez do të shitet te Tottenham, me klubin londinez që është në bisedime të avancuara.
Jemi në orët e fundit të merkatos, teksa Milan ka vendosur të shesë një nga “shtyllat” e mbrojtjes. Nga ky operacion, “Djalli” pritet të përfitojë rreth 30 milionë euro, shumë të cilën mund ta investojë për sulmuesin e dëshiruar, Santiago Gimenez.
Kujtojmë se 27 vjeçari është transferuar te Milan ën vitin 2021, kur si fillim u mor në huazim, e më pas u ble për 35 milionë euro. Karrierën e tij e ka nisur te Chelsea, por ka veshur edhe fanellën e Hull City dhe Derby.
View this post on Instagram
Poll