
Juventus është në kërkim të një portieri për sezonin e ardhshëm. Michele Di Gregorio do të ketë rolin e portierit titullar, por kërkohet edhe një tjetër të konkurrojë italianin 27-vjeçar.
Në këto kushte, “Zonja e Vjetër” ka shënjestruar portierin e Cagliarit, Elia Caprile. Sipas mediave italiane ky është një operacion i vështirë, pasi kartonin e portierit e zotëron Napoli.
Por këta të fundit mund ta lënë të lirë për një shumë prej 15 milionë eurosh. Kjo shifër nuk është problem për "bardhezinjtë" dhe janë të gatshëm ta paguajnë.
Kështu, portieri i dytë i Calgiarit, Alen Sherri mund të nisë të festojë. Kjo pasi ai mund të ketë mundësinë e vendit të titullarit me një largim të mundshëm të Caprile drejt Juventusit.