
Me shumë gjasa e ardhmja e Gian Piero Gasperinit do të jetë larg Atalantës. Palët me shumë gjasa mund të ndajnë rrugët mes tyre në fund të këtij sezoni, pavarësisht se kontrata e tij me bergamaskët i përfundon në qershorin e vitit të ardhshëm.
Për 67-vjeçarin nga interesime nga klube të tjera si në Serie A ashtu edhe jashtë Italie. Madje përveç ekipeve në Portugali e Francë e duan edhe në Arabinë Saudie.
Në Serie A favoritë janë Roma dhe Juventusit, me verdheblutë që qëndrojnë në “pole-position” si zëvendësuesin e mundshëm të Claudio Ranieri. Ky i fundit do të largohet në fund të sezonit nga Roma.
Kujtojmë se Atalanta ndodhet 6 pikë pas Interit në klasifikim, ndërsa është eliminuar nga Champions League dhe Coppa Italia.