
Pas takimit mes kryebashkiakut të Milanos, Beppe Salad he përfaqësuesve të Milanit e Interit u rikthye ideja për ndërtimin e një tjetër stadiumi po në zonën e San Siros. Fillimisht supozohet të ndërtohet impianti i ri dhe më pas të shembet stadiumi aktual në mënyrë që ndeshjet të vijojnë të luhen normalisht për dy klubet.
Kjo hipotezë ka marrë kundërshtimin e fortë të grupeve ambientaliste në Itali si dhe pakicës politike në Milano. Anëtari i Partisë së Gjelbër, Carlo Monguzzi ka reaguar duke e konsideruar qesharake dhe çmenduri nga dy klube që s’kanë para.
“Ekipet kanë kërkuar një stadium të ri në San Siro. Kryetari është dakord. 2 stadiume në San Siro janë çmenduri. Bashkia ndërpret lojën e 3 skuadrave dhe jep udhëzime të qarta! Klubet ndërrojnë mendje çdo 10 ditë dhe luajnë me Bashkinë se gjejnë një bashkëbisedues të dobët. Bashkia, si detyrë, dha drejtimin e qartë: rinovimin e Meazza-s!
Përballë një qëndrimi vendimtar, ku Bashkia merr të gjithë peshën e saj politike, të gjitha bllofet e klubeve do të shfryhen menjëherë, qesharake sepse nuk kanë para dhe sepse interesi i borxheve në bankë është i lartë.”