
Jemi shumë afër përfundimit të këtij sezoni dhe tashmë përveç sfidave të mbetura vëmendjen ka nisur ta marrë edhe merkatoja e verës. Te Milan janë të vetëdijshëm për situatën, teksa sipas mediave italiane bëhet me dije se dy lojtarë të Milan kërkojnë rritje rroge.
Bëhet fjalë për Theo Hernandez dhe Mike Maignan. Të dy lojtarët janë mjaft të kërkuar nga ekipe të tjera dhe në këto kushte kërkojnë rritje page për të qëndruar te kuqezinjtë. Me interes këtë situatq e njek Bayern Munihc.
Gjermanët këtë vit i dhanë fund dominimit 11 vjeçar të Bundesligës, pasi Leverkusen u shpall kampion në Gjermani. Në këto kushte bavarezët synojnë rikthimin te titulli në sezonin e rid he për këtë kërkojnë lojtarë me eksperiencë për ta bërë të mundur diçka të tillë.
Si portieri ashtu edhe mbrojtësi pëlqehen nga drejtuesit gjerman dhe shikohen si zëvendësuesit ideal të Manuel Neuer dhe Alphonos Davies. Për këto dy transferime Bayern pritet të derdhë shumë të majme në arkat e Milan, me kuqezinjtë që nuk do të heqin dorë kollaj nga dy lojtarët.