Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

“Dua të fitoj Champions me Juventusin”, Bonuccit nuk i del inati ndaj Allegrit: Nuk do te ftoja as në kafe

Shkruar nga NEWSPORT
“Dua të fitoj Champions me Juventusin”, Bonuccit nuk i del
Leonardo Bonucci

Leonardo Bonucci disa ditë më parë njoftoi tërheqjen nga futbolli. Italiani mbylli sezonin me Fenerbachen dhe vendosi t’i japë fund karrierës së tij si futbollist aktiv.

Ish-mbrojtësi do të dëshironte një mbyllje të tjetër të karrierës së tij dhe siç duket largimi nga Juventusi “dhemb” ende. Mos dakortësitë dhe polemikat me Missimiliano Allegrin vendosën largimin e tij nga “Zonja e Vjetër”. Në lidhje me këtë ka folur italiani, i cili thekson se Allegrin edhe nëse e takon nuk do ta ftonte për kafe.

Ndër të tjera ai ka theksuar se ka një “ëndërr” ende të parealizuar me Juventusin. Trofeu i Champions League është një “ëndërr” në sirtar dhe tashmë dëshiron që ta fitojë si trajner me fanellën badhezi, pasi si lojtar nuk ia doli dot.  

“Hera e fundit që kam biseduar me Allegrin ka qenë në majin e vitit 2023. Secili bën sjelljen që e mendon më të mirën për veten. Për atë që kemi kaluar bashkë në shumë vite, mendoj se ai raport mund të ishte menaxhuar më mirë, edhe pse Allegri nuk më donte më në skuadër. Nëse e takoj në një lokal do ta përshëndesja, por nuk do ta ftoja për një kafe.

Një rikthim në Torino? Ëndrra ime është të fitoj Champions League si trajner i Juventus duke qenë se si lojar nuk ia dola. Nëse Chiellini do të ishte drejtor sportiv, atëherë do të ishte një raport i shkëlqyer profesional dhe miqësor. Por, para së gjithash kemi një rrugëtim për të përfunduar deri sa të mbërrijmë në këtë pikë.

Thiago Motta te Juventus? Më pëlqen, është i drejtëpërdrejtë dhe me personalitet. Ka të gjitha letrat në favor për t’ia dalë me Juventusin dhe për ta udhëhequr skuadrën drejt futbollit modern, por e theksoj se i duhet dhënë kohë. Unë e kam vlerësuar shumë kur ishim në kombëtare, ishte shumë i rëndësishëm në Euro 2012. Motta i ka idetë shumë të qarta”, u shpreh Bonucci.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga