
Thiago Motta
Në Riyad do të luhet mbrëmjen e nesërme sfida mes Juventusit dhe Milanit për Superkupën e Italisë. Në prag të këtij takimi, trajneri i bardhezinjve Thiago Motta ka dalë në konferencë për shtyp për mediat.
“Dua të fitoj si trajner, prandaj zgjodha të punoj si i tillë. Por tani nuk është obsesion, bëj gjithçka për të përmirësuar ekipin dhe për të ndihmuar lojtarët. Jam i qetë dhe i bindur për forcën që kemi, do të jetë një ndeshje e bukur për t’u përballur.
Nuk kam parë askënd që të hyjë në fushë për të humbur, aq më pak ne. Nesër do të jetë një sfidë nga brenda ose jashtë dhe kjo na jep motiv shtesë për të bërë atë që e dimë, për të fituar dhe për të ecur përpara”, u shpreh trajneri i Juventus.
Poll