Stefan de Vrij , mbrojtësi i Holandës dhe Interit , ka folur për SportMediaset pas barazimit 1-1 kundër Hungarisë, ku nuk mund t’iu shmangej pyetjeve rreth të ardhmes zikaltër pasi kontrata i skadon në fund të sezonit.
Qendërmbrojtësi është mjaft i qartë në dëshirat e tij teksa është i gatshëm për të rinovuar. I pyetur për rivalët për titullin kampion, De Vrij shprehet se Interi sheh vetëm veten dhe këtë sezon objektiv është edhe Champions League.
Kush është rivali më i rrezikshëm për Scudetton?
"Nuk më pëlqen të flas në këto terma, shoh shumë skuadra të forcuara. Ne shikojmë vetëm veten dhe mendojmë për të fituar çdo ndeshje. Objektivi mbetet fitimi i kampionatit. Dhe ne po shikojmë gjithashtu Ligën e Kampionëve hap pas hapi.
Çfarë do të bëjë ai në të ardhmen?
"Nëse do të ishte në dorën time, unë do të qëndroja përsëri në Inter, por me qetësi. Unë jam duke u fokusuar në këtë sezon dhe pastaj do të shohim."