
Lecce do të zbresë pas pak në fushën e lojës për të pritur Bolognën në sfidën e vlefshme për javën e 5-të të Serie A. Një sfidë tepër e vështirë kjo për ekipin e Ramadanit dhe Berishës, të cilët do të kërkojnë fitoren e parë në kampionat italian.
Në prag të nisjes së këtij takimi, trajnerët Di Francesco dhe Italiano kanë vendosur për 11-shet titullare. Ylber Ramadani dhe Medon Berisha do të nisin sfidën nga minuta e parë për ekipin e Lecces, duke iu besuar “çelësat” e mesfushës.
FORMACIONET ZYRTARE:
LECCE (4-3-3): Falcone; Kouassi, Tiago Gabriel, Gaspar, Gallo; Coulibaly, Ramadani, Berisha; Tete Morente, Stulic, Pierotti
BOLOGNA (4-2-3-1): Skorupski; Holm, Heggem, Lucumì, Miranda; Ferguson, Moro; Orsolini, Fabbian, Roëe; Dallinga