
Roma
Jemi në ditët e fundit të merkatos dhe çdo klub do të synojë të bëjë edh afrimet e fundit në ekip. Një prej tyre është edhe Roma, me verdhekuqtë që do të jenë “all-in” për 2 lojtarë.
Sipas “Corriere dello Sport” bëhet fjalë për Breel Embolo të Monacos dhe Isaac Romero të Sevillas. Të dy lojtarët vlerësohen prej 12-15 milionë eurosh.
I Pari ka kontratë me Monacon deri në vitin 2026, ndërsa i dyti është në pronësi të Sevillas deri në vitin 2028. Italianët do të provojnë çdo mundësi për të realizuar këtë operacion dhe tashmë mbetet të shihet se sa do ia arijnë.
Poll