
Igor Tudor
Juventusi dhe Thiago Motta mbyllën bashkëpunimin pak para përfundimit të sezonit aktual. Rezultatet jo bindëse të ish-futbollistit italian kanë bërë që “zonja e vjetër” të ndërpresë kontratën me të.
Ditën e djeshme Juventusi njoftoi në faqen zyrtare se Motta nuk do të jetë më trajneri i ekipit. Vendin e 42-vjeçarit në stolin e bardhezinjve e ka zënë Igor Tudor që do të jetë aty deri në fund të sezonit.
Menjëherë sot, lojtarët e klubit bardhezi kanë kryer seancën e parë stërvitore nën urdhrat e kroatit. Tudor pritet të debutojë në stolin e Juventusit në fundjavë ndaj Genoas në kampionat.
???? Volti nuovi alla Continassa ????????
— JuventusFC (@juventusfc) March 24, 2025
Guarda il video su YouTube dell'allenamento di oggi ????⤵️
Poll