Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Dikur mbante veshur fanellën e Partizanit, Napoli gati të shesë Amir Rrahmanin në Superligë

Shkruar nga NEWSPORT
Dikur mbante veshur fanellën e Partizanit, Napoli gati të shesë
Amir Rrahmani (Partizani) - Amir Rrahmani (Napoli)

Amir Rrahmani me shumë mundësi do të largohet nga Napoli, qoftë në janar apo në merkaton e verës. Sipas "Transfermarkt", oferta më interesante vjen nga Superliga e Turqisë.

Është pikërisht klubi i njohur nga Stambolli, Fenerbahce, i cili kërkon me ngulm shërbimet e shqiptarit. Në krahun tjetër, 31-vjeçar mund ta pranojë një kalim në Turqi.

Kujtojmë se kampioni i dyfishtë i Serie A me Napolin, në të shkuarën ka luajtur në Superiore me Partizanin. Ai është aktivizuar me të kuqtë nga viti 2013, deri në vitin 2015.

Poll

Lexo gjithashtu