
Zlatan Ibrahimovic
Milan u eliminua nga Champions League nga skuadra e Feyenoord. Një disfatë e tillë duket se ka lëvizur drejtuesit.
Këto të fundit tashmë kanë nisur punën për gjetjen e një drejtori të ri sportiv. Kjo pasi drejtuesit kërkojnë një tjetër drejtor për të ndihmuar Zlatan Ibrahimovic te kuqezinjtë.
2 emra janë në “pole-position”. Fabio Paratici dhe Andrea Berta janë emra të njohur dhe me eksperiencë që do të ndihmonin shumë Milanin të lërë pas një “stuhi” të tillë. Gjithçka mendohet të finalizohet në merkaton e verës.
Kjo pasi drejtuesit mendojnë që eksperienca e tyre do të ndihmojë Ibrën dhe klubin në ndërtimin siç duhet të skuadrës për sezonin e ri, ku sigurisht synimet do të jenë më të mëdha.
Poll