
Tammy Abraham, Alexis Saelemaekers
Me ardhjen e Claudio Ranierit në stolin e Romës, Alexis Saelemaekers ka rigjetur veten në fushën e blertë. Kjo u vu re dhe në ndeshjen e fundit në derbin e kryeqytetit, ku anësori belg arriti të realizojë dhe të shënojë në atë sfidë.
Me paraqitjet e mira të 25-vjeçarit, Roma është e gatshe të nisë negociatat me Milanin për të blerë kartonin e belgut. Saelemaekers u huazua nga kuqezinjtë për te kryeqytetasit në gushtin e kaluar.
Sipas mediave italiane, verdhekuqtë janë të gatshëm t’i ofrojnë Milanit kartonin e Abraham i cili është i huazuar ose të Bryan Crystante. Megjithatë me ardhjen e Conceicaos në stol, ky i fundit dëshiron të rikthejë anësorin në skuadër për sezonin e ardhshëm.
Poll