
Një gjyqtare në Romë ka miratuar kërkesën për zbutje dënimi ndaj ish-drejtuesve të Juventusit, përfshirë ish-kryetarin Andrea Agnelli, lidhur me një rast ekonomik gjatë kohës së tyre në klubin më të suksesshëm të Italisë. Gjyqtarja Anna Maria Gavoni ka miratuar një marrëveshje për Agnelli, i cili kishte dënimin prej 1 viti e 8 muajsh dhe për ish-nënkryetarin Pavel Nedved me 1 vit e 2 muaj.
Dënimet janë pezulluar dhe të pandehurit, nuk do të vuajnë burg. Sipas ligjit italian, një marrëveshje e tillë nuk përfshin një pranim të fajit nga të akuzuarit, ndërsa gjyqtari gjithashtu vendosi një gjobë prej 156,000 euro (184,000 dollarë) për Juventusin. Ndërsa për ish-CEO-n, Maurizio Arrivabene, rasti u hodh poshtë.
Çështja ka të bëjë me akuza që Juventus ka përshkruar gabimisht deklaratat financiare, kryesisht lidhur me transferimet e lojtarëve dhe marrëveshjet e pagave gjatë pandemisë së COVID-19. Pas kërkesave të prokurorëve për gjyq, çështja u transferua në Romë në vitin 2023, ku Agnelli dhe të tjerë kërkuan një marrëveshje për zbutjen e dënimit.