Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Dëmtimi i Bremer, Juventusi “piketon” ish-in e Milanit dhe legjendën e Real Madrid

Shkruar nga NEWSPORT
Dëmtimi i Bremer, Juventusi “piketon” ish-in e Milanit dhe
Simon Kjaer - Sergio Ramos

Qendërmbrojtësi i Juventusit, Gleison Bremer doli nga fusha e blertë gjatë ndeshjes në Champions League ndaj Leipzig me dhimbje të dukshme.  Pas testimeve të kryera do të humbasë gjysmën e sezonit aktual.

Mjekët bëjnë të ditur se braziliani ka ndrydhur ligamentin e gjurit të majtë, një lëndim ky që kërkon minimumi 6 muaj për tu rikuperuar plotësisht. Tashmë “Zonja” është vënë në lëvizje për të gjetur zëvendësuesin ideal.

I pari është ish-i i Milanit, Simon Kjaer. Mbrojtësi danez është një lojtar i lirë në treg dhe nuk do të refuzonte një ofertë nga torinezët. Një tjetër lojtar që është “piketuar” nga Juve, është Sergio Ramos.

Legjenda e Real Madrid edhe pse në moshën 38-vjeçare nuk e ka në plan që të të tërhiqet nga futbolli. Spanjolli po kërkon një ambient të ri, ku mund të luajë në nivele të larta, kushte të cilat Juventusi mund t’ja plotësojë.

Pritet të shihet se me cilin prej veteranëve të mbrojtjës do të arrijë dakordësinë klubi italian që ka nevojë urgjente për prurje të re në repartin difensiv.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga