
Roma do të luajë përballë Lazios të shtunën derbin e kryeqytetit, në kuadër të javës së 31 të kampionatit italian. Sfida që do të zhvillohet në “Stadio Olimpico”, do të startojë në orën 18:00.
Në prag të kësaj sfide, ka folur edhe trajneri i ‘verdhekuqve’, Daniele De Rossi. Tekniku italian shprehet se po përgatiten mirë, tkesa thekson se ka dëshirë që të hakmerren, duke patur parasysh që derbit e fundit nuk kanë qenë aq pozitiv për Romën.
“Sinqerisht ndryshon. Djemtë janë mirë, punojnë mire dhe janë të qetë. Po e ngarkojmë veten në pikën e duhur, pa e ekzagjeruar. Kemi një të kaluar jo shumë pozitive në derbit e fundit, ka dëshirë për hakmarrje, por pa shkuar më tej. Duhet të jemi të qartë dhe të qetë”, është shprehur De Rossi.