Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

David de Gea i vendosur: Jam i lumtur te Fiorentina, fokusi është të përfundoj sezonin

Shkruar nga NEWSPORT
David de Gea i vendosur: Jam i lumtur te Fiorentina, fokusi është
David de Gea

David de Gea vazhdon të jetë në qendër të vëmendjen. Gardiani i portës po bën paraqitje mjaft pozitive te Fiorentina në Serie A.

Ish-i i Manchester United në një intervistë për “La Repubblica” ka theksuar se për momentin është i lumtur te italianët dhe se nuk po mendon për largimin, pasi dëshiron të përfundojë sezonin aktual.

“Kam nënshkruar për një vit, dhe klubi ka opsionin për të vazhduar kontratën time. Jam i lumtur këtu në Fiorentina dhe duke shijuar jetën në Firence, por për momentin, fokusi im është të përfundoj sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme.

Më shkon nga mendja ndonjëherë—e di që do të ndodhë një ditë, por nuk jam i shqetësuar për këtë. Ka ende kohë. Ndihem mirë, jam në formë të shkëlqyer dhe e dua jetën time këtu. Kaloj shumë kohë në shtëpi, duke lexuar, duke luajtur në PlayStation”, ka theksuar De Gea.

Kujtojmë se De Gea është bërë pjesë e Fiorentinës në gusht të vitit të kaluar dhe kontrata është e vlefshme deri në fund të këtij sezoni. Por palët kanë mundësi rinovimi edhe për një sezon tjetër.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga