Presidenti i klubit nga Milano, Beppe Marotta ka folur para startit të takimit në “San Siro”. Ai është shprehur se Napoli është një klub i fuqishëm dhe i pajisur me çdo gjë për t’u shpallur kampion me ish-teknikun e “Zikaltërve”, Conten.
“Napoli është sigurisht kandidat i fortë për tuitullin. Ata e dinë se si është t’a fitosh atë, pasi e kanë bërë një gjë të tillë vetëm 2 vite më përpara. Napoletanët i kanë të gjitha kredencialet për të ripërsëritur historinë.Conte është trajner fitues, siç është Inzaghi ynë.
Skuadra është në rregull për angazhimet që ka dhe rotacionet më duken të drejta. Nuk ka dallim mes atyre që luajnë dhe atyre që janë në stol. Tekniku është ai që bën zgjedhejet e tij dhe vendos se kush do të luajë si titullar, nuk ka snjë problem në këtë pjesë.”, u shpreh presidenti Marotta.