
Alex Meret
Kontrata e Alex Meret me Napolin skadon në fund të këtij sezoni dhe ende nuk bëhet e ditur për një rinovim të mundshëm. E ardhmja e portierit 28-vjeçar me 3 herë kampionët e Italisë duket gjithnjë e më larg.
Jo vetëm nga kontrata e cila përfundon në verë, por edhe nga lista e merkatos së Antonio Contes. Siç raportojnë mediat italiane, tekniku i napolitanëve së fundmi po ndjek me shumë vëmendje gardianin Vanja Milinkovic-Savic.
Duke mos ditur ende se çfarë garanton e ardhmja e Alex Meret, Conte kërkon të firmosë me portierin serb. Milinkovic-Savic vlerësohet nga Transfermarkt me vlerën e 8 milionë eurove, ndërsa Meret 12 milionë euro.
Poll