
Allan Saint Maximin
Allan Saint Maximin me shumë mundësi do të jetë futbollisti më i ri i Napolit. Sulmuesi francez do të zëvendësojë të larguarin, Kvicha Kvaratskhelia, i cili u transferua tek PSG.
Aktualisht, Saint Maximin është i huazuar tek skuadra e Fenerbahce. Klubi që zotëron kartonin e tij është Al Ahli me arabët që kanë rënë dakord që të kryejnë një tjetër huazim të tij.
Është pikërisht Napoli që ka rënë dakord me Al Ahli për ta huazuar futbollistin. Ndërkohë që problem mbetet vetëm Fenerbahce. Huazimi i sulmuesit te klubi turk duhet të mbyllet, të paktën deri në mesnatë.
Pritet të shihet nëse skuadrat do ia dalin që të mbyllin me sukses këtë operacion të orëve të fundit të merkatos së janarit.
Poll