Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Christian Pulisic ‘zbret’ nga froni Interin: Vitin tjetër Milani synon titullin kampion

Shkruar nga NEWSPORT
Christian Pulisic ‘zbret’ nga froni Interin: Vitin tjetër
Christian Pulisic

Christian Pulisic beson se Milani mund të fitojë titullin kampion sezonin e ardhshëm. Sulmuesi amerikan i kuqezinve është i bindur në cilësinë e grupit dhe nëse do të kenë pak më shumë qëndrueshmëri, mund t’ja dalin për Scudetton e 20-të në historinë e ‘Djallit’.

"Sezoni im i pare me Milanin? Mendoj se para kësaj ka pasur dy sezone të vështira për mua. Më në fund m'u dha një mundësi dhe ndjeva besimin e Milanit që në fillim. Mezi po prisja të filloja dhe të luaja në një klub kaq historik. Është mirë të ndihem sërish vetvetja dhe t'u tregoj njerëzve se mund të bëj akoma mirë."

A do synojme Scudetton vitin e ardhshëm? Po, absolutisht. Mendoj se ky është qëllimi. Natyrisht ajo që sapo përfundoi ishte një sezon i mirë për mua nga pikëpamja personale, është një ndjenjë e mirë, por nuk është gjëja më e rëndësishme për mua.

Nuk mendoj se jam vërtet i kënaqur ndonjëherë. Skuadra jonë shpreson të ketë pak më shumë qëndrueshmëri sezonin e ardhshëm. Mendoj se kemi një shans real sepse kemi disa lojtarë shumë të fortë”, tha Pulisic.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga