
Antonio Cassanos nuk i del inati me Rafael Leaon edhe pse ky i fundit arriti të bëjë një paraqitje të shkëlqyer ndaj Interit në finalen e Superkupës. Ish-sulmuesi italian ka dhënë një deklaratë të fortë për lojtarin e Milanit në “Viva El Futbol”.
“Leao tregon sërish se nuk ka b*le, shkon në kombëtare dhe flet nga larg, tani flet për Conceicao. Ky i fundit do të kuptojën gjithashtu se Leao është një lojtar fallso.
Ai duhet të falenderojë Fonsecan, nëse do të kishte Spalletin ose Capellon, do rrezikonte ta përplasnin në mur. Fonseca u soll shumë mirë, vetëm e bëri të ulet në stol 3-4 herë.
Unë do të jem gjithmonë në anën e tij, një trajneri i madh, ndryshe nga Leao që nuk ka personalitet”, u shpreh Cassano.
Nga ana tjetër, nuk ka munguar dhe reagimi i sulmuesit të Milanit në Tëitter, që e etiketion Cassanon si një klloun.