Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Calabria nuk bind, Milani gjen në Londër mbrojtësin e ri

Shkruar nga NEWSPORT
Calabria nuk bind, Milani gjen në Londër mbrojtësin e ri
Emerson Royal

Milan ka hyrë ‘kokë e këmbë’ në merkato për të gjetur lojtarët që do të përforcojnë organikën e skuadrës. Nga mbrojtja deri në sulm, kuqezinjtë kanë disa pozita që duhet të izolojnë.

Krahu i djathtë i mbrojtjes është një prej tyre me kapitenin Davide Calabria që nuk bind për ndeshje të nivelit të lartë, ndërsa Alessandro Florenzi pritet të largohet.

Në këtë mënyrë, drejtuesit po shohin mundësi në treg dhe një prej tyre është Emerson Royal. Mbrojtësi i Tottenham ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga Londra dhe ka dhënë ‘dritën jeshile’ për Milanin që në maj kur u mbajtën kontaktet e para.

Bisedimet direkte mes klubeve sapo kanë nisur, por mbetet një distancë sa i përket shumës së transferimit. Spurs dëshiron 25 milionë euro në këmbim, ndërsa bisedimet vijojnë ende pa patur akoma një marrëveshje.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga