Për Claudio Ranierin sonte do të jetë hera e fundit në pankinën e një klubi. Legjenda italiane do t’i japë lamtumirën punës së trajnerit nëpër klube në ndeshjen që Cagliari do të luajë në shtëpi përballë Fiorentinës.
Por, Ranieri e ka cilësuar që do të jetë ndeshja e fundit si trajner i një klubi, duke theksuar që nëse i vjen ofertë nga një kombëtare, do ta mendojë. Diçka të tillë e ka konfirmuar vetë trajneri italian në një intervistë të dhënë për “SkySport”.
“Para se të vija te Cagliari ishin edhe dy ose tre skuadra të tjera që më kërkonin, por asgjë nuk u konkretizua. Në këtë mënyrë unë mbërrita te Cagliari, e kuptova se fati e kishte shkruar që unë ta mbyll me këtë ekip. Pastaj unë i thashë vetes sime: Këtu do ta përfundoj karrierën tim si trajner klubesh, por nëse do të ketë një ekip kombëtar...”, është shprehur Ranieri.