
Hiroki Ito, Harry Kane
Lajme të mira ditën e sotme në kampin stërvitor të Bayern Munich. Mbrojtësi Hiroki Ito i cili ishte i dëmtuar që nga muaji gusht, është rikthyer ditën e sotme në stërvitje me pjesën tjetër të ekipit.
Në seeancën stërvtiore të sotme, mbrojtësi japonez shihet përkrah Harry Kane. Pas një dëmtimi që e mbajti jashtë fushave për pjesën e parë të sezonit, tashmë koha për debutimin e tij duket se ka ardhur.
Mbrojtësi 25-vjeçar u ble nga Bayern Munich në verën e vitit të kaluar nga Stuttgart për shifrën e 23.5 milionë eurove. Më 28 korrik të vitit të kaluar, Ito pësoi një dëmtim ndaj Duren në 20 minutat e para të asaj ndeshjeje miqësore.
Poll