
Ylber Ramadani - Medon Berisha
Në ekipin e Lecces kishte një mungesë të madhe në formacion siç është Medon Berisha i kombëtares shqiptare, duke parë që ekipi i tij u mposht pak më parë nga Como me rezultatin e pastër 2-0.
Ekipi i drejtuar nga Fabregas mposhti të besuarit e Giampaolos me golat e realizuar nga Nico Paz dhe Patrick Cutrone. Vlen të theksohet se trajneri i Lecces la në stol Ylber Ramadanin, i cili mund të aktivizohej duke parë që Berisha do të jetë jashtë fushave për disa javë.
Ish-mesfushorit të Partizanit nuk iu dha asnjë minutë nga Giampaolo këtë ndeshje, duke regjistruar takimin e dytë radhazi në stol pas asaj ndeshjes me Lazion një javë më parë.