
Atalanta është më një këmbë në gjysmëfinalen e Europa League. Skuadra italiane mposhti në “Anfield” me shifrat 3-0 skuadrën e Liverpool, duke bërë kështu një hap të madh drejt fazës tjetër.
Një nga protagonistët e kësaj sfide ishte edhe Berat Gjimshiti. Mbrojtësi i kombëtares ishte i pakalueshëm në repartin e mbrojtjes, duke bërë që sulmuesit e “The Reds” ta kishin të pamundur të gjenin rrugën e rrjetës.
Për këtë triumf ka folur kapiteni i kombëtares shqiptare. Gjimshiti ka theksuar se kjo fitore i jep shumë siguri skuadrës së tij, e cila bëri një lojë të mrekullueshme.
“Unë isha aty kur fituam me Liverpulin për “Champions League” në 2020, por fitorja e kësaj radhe është më e bukur sepse mundëm një ekip historik si Liverpuli, në stadiumin e tij dhe me mbështetjen e tifozëve të tij. Fitorja 3-0 është e mrekullueshme, ne praktikisht luajtëm lojën perfekte si në pjesën e parë ashtu edhe në pjesën e dytë. Ne arritëm që të aplikonim një presing ultra-agresiv, duke e vendosur në vështirësi kundërshtarin.
Liverpuli bëri shumë gabime, por me ta duhet të jesh gjithmonë i kujdesshëm, sepse mund të shohësh se ata janë të shpejtë në tranzicion. Ata patën disa shanse dhe ne patëm pak fat që nevojitet gjithmonë në ndeshje të tilla”, ka përfunduar lideri i Atalantës.