
Teun Koopmeiners
Teun Koopmeiners është padiskutim objektivi kryesorë i Juventusit. “Zonja e Vjetër” po bën gjithçka për transferimin e holandezit.
26-vjeçari është një nga dëshirat e Thiago Motta dhe për këtë drejtuesit kanë bërë gati çekun për Atalantën. Kështu 50 milionë euro është oferta për bergamaskët për të lënë të lirë Koopmeiners.
Por nga krahu tjetër bergamaskët kërkojnë minimalisht 60 milionë euro për të lënë të lirë lojtarin e tyre. Bisedimet mes klubeve vazhdojnë dhe te Juve shpresojnë që Atalanta të ulë pretendimet dhe mes tyre të gjendet gjuha e përbashkët. Në këtë mënyrë java e ardhshme do të jetë vendimtare për këtë operacion.
Poll