Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Bardhezinjve nuk i ndahet barazimi, Torino dhe Juventusi ndajnë pikët në derbi

Shkruar nga NEWSPORT
Bardhezinjve nuk i ndahet barazimi, Torino dhe Juventusi ndajnë pikët
Torino - Juventus

Derbi i Torinos ka përfunduar në barazim me shifrat 1-1 mes Torinos dhe Juventusit e vlefshme për javën e 20-të të Serie A. Bardhezinjtë kaluan të parët në avantazh në këtë sfidë duke realizuar një gol mjaft të bukur me anë të talentit Kenan Yildiz.

Në përfundimin e pjesës së parë, mundi i Torino u shpërblye sepse arriti të barazojë shifrat me Nikola Vlasic. Në të dytën ishte Juventusi i Mottës që kërkoi më shumë golin, por portieri Milinkovic Savic i mohoi disa herë rrjetën bardhezinjve.

Juventusi regjistron 12 barazime këtë sezon në kampionat duke grumbulluar 33 pikë, tre më pak se Lazio e vendit të katërt. Ndërsa Torino në mesin e tabelës në vendin e 11-të me 22 pikë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga