
Tijjani Reijnders po kalon një formë fantastike me fanellën e Milan. Mesfushori holandez është kthyer në një lider të vërtetë në ekipin që drejtohet nga Sergio Conceicao.
Pikërisht për shkak të performancave të niveleve të larta, Reijnders ka fituar interesim e disa klubeve “big”. Barcelona në Spanjë dhe Manchester City në Premier League angleze, janë vënë pas 26-vjeçarit.
Megjithatë, ky i fundit ka zgjedhur të qëndrojë tek Milan. Sipas mediave italiane, Rijnders është shumë pranë rinovimit të kontratës me “Djallin” deri në vitin 2030, duke konfirmuar dashurinë e tij për kuqezinjtë.
Kujtojmë se Milan e bleu mesfushorin në verën e vitit 2023, për shumën e 20.5 milionë eurove nga AZ Alkmaar. Ndërsa këtë sezon, Reijnders ka shënuar 12 gola e asistuar në 3 të tjerë.