Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Banderola me Theo-n si qen i lidhur me zinxhir, Federata Italiane nis hetimet për Dumfries

Shkruar nga NEWSPORT
Banderola me Theo-n si qen i lidhur me zinxhir, Federata Italiane nis hetimet
Banderola e Dumfries

Interi prej ditësh vazhdon festën për fitimin e titullin kampion në Serie A, i cili është i 20-ti në historinë e zikaltërve. Ditën e djeshme skuadra e Interit po festonte nëpër rrugët e Milanos dhe ajo që mori vëmendjen ishte një banderolë.

Denzem Dumfries mbante në duar një banderolë ku në foto shihej Theo Herrnandez si një qen i lidhur me zhinxhirë. Një gjest aspak i hijshëm nga mbrojtësi zikaltëri ndaj lojtarit të rivalëve të Interit.

Përpara këtij fakti Federata Italiane e Futbollit ka nisur hetimet për gjestin e Dumfries, i cili rrezikon të gjobitet ashtu si Theo, Maignan, Krunic e Tonali, të cilët u ndëshkuan për banerat ofendues gjatë festimeve të titullit të fituar nga Milan-i në 2022.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga