
Gasperini - Berat Gjimshiti
Atalanta siguroi pjesëmarrjen në Champions League për sezonin e ardhshëm falë fitores ndaj Romës në ndeshjen e fundit. Një punë mjaft e mirë këtë sezon nga trajneri Gian Piero Gasperini në kampionatin italian.
Klubi bergamask kërkon të vazhdojë punën me teknikun 67-vjeçar edhe për disa sezone. Siç raportojnë mediat italiane plani i Atalantës është të rinovojë kontratën me Gasperinin deri në 2027 me opsion për një vit shtesë deri në 2028.
Megjithatë, mbetet për t’u parë se çfarë vendimi do të marrë tekniku u zikaltërve. Gian Piero Gasperini ka vendosur prej kohësh që do të largohet në fund të sezonit nga Atalanta, por bergamaskët po këmbëngulin.
Poll