Davide Frattesi ishte autori i golit të parë të Interit në fitoren 2-3 ndaj Udinese. Mesfushori e nisi titullar sfidën duke zhbllokuar rezultatin menjëherë pas 40 sekondash lojë.
Në intervistën pas ndeshjes, Frattesi zbulon me batutë se fat për këtë gol është bërë Kristjan Asllani. Dy mesfushorët janë miq të ngushtë jashtë fushe dhe kanë ndarë bashkë dhomën e hotelit përpara ndeshjes.
“Fatsjellësi është përsëri Asllani. Dje s’kishte dhoma bosh dhe vjetëm të dy bashkë. Ai kaloi gjithë natën duke thënë ‘nesër do shënon, nesër do shënosh’. U mundova me të gjitha mënyrat t’i ndërroja dhomën, por nuk ia dola. Me siguri do ta bëjmë prapë pasi më solli fat”, tha me batutë mesfushori zikaltër.
Poll