Napoli mori pikë të vlefshme kundër Interit në barazimin 1-1. Kapiteni i klubit, Di Lorenzo doli të flas për mëdiat pas kësaj sfide.
Kapitano theksoi se asnjë nuk priste këtë rendiment dhe pozicionim në kampionat në fillim. Sa i takon përballjes me Interin mbrojtësi tha se takimi dha shenja pozitive dhe kjo pikë i jep frymëmarrje skuadrës pas një disfate të keqe në shtëpi.
“Jemi rritur mentalisht. Pas një humbje në shtëpi, të marrësh 1 pikë këtu është e rëndësishme. Ka ende shumë punë. Takimi i sotëm na dha shenja e sinjale pozitive. Jemi të lumtur.
Askush nuk priste që Napoli të ishte aty lart. Pozicionimi është perfekt. Jemi në krye të kampionatit dhe kemi nisur një cikël të ri. Puna nuk duhet ndalur. Sa i takon vetes time jam i lumtur si me kombëtaren edhe me klubin. Kur grupi shkon mirë, është më e lehtë edhe për individin.”, u shpreh Di Lorenzo.