Roma është në kërkim të një trajneri të ri pas largimit të Ivan Juric. Emrat e shumë përfolur janë Roberto Mancini dhe Vincenzo Montella.
Por siç duket një tjetër timonier ka fituar “garën” me dyshen e njohur. Sipas mediave italiane bëhet me dije se Claudio Ranieri është shumë afër kalimit te Roma.
Madje për të do të ishte një rikthim për herë të 3-të te verdhekuqtë, pasi në të kaluarën i ka drejtuar në 2 periudhë të ndryshme, fillimisht mes viteve 2009-2011 dhe më pas në sezonin 2018-2019.
Bëhet me dije se palët kanë arritur marrëveshjen mes tyre dhe tashmë po diskutohen disa detaje të vogla. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në orët e arshme.
Poll