
Fabio Cannavaro
Fabio Cannavaro nuk është më trajner i Udineses. Klubi italian e ka shkarkuar trajnerin 50-vjeçar, edhe pse ekipi ia doli që të mbijetonte në Serie A, por mesa duket kjo nuk ka mjaftuar.
Një shkarkim i papritur duke marrë parasysh që Cannavaro u emërua si trajner i Udineses më 22 prill të këtij viti. Por, aventura e tij me bardhezinjtë nuk zgjati as dy muaj. Tekniku 50-vjeçar, tashmë është gati për një aventurë të re, për të cilën pritet të kërkojë pas përfundimit të Euro 2024.
Kujtojmë që në Cannavaro qëndroi në krye të Udineses në 6 ndeshje. Trajneri italian ia doli që të fitonte 2, barazonte 3 dhe të humbte 1.
Poll