Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

“Ardon Jashari ka fatin që po mëson nga Luka Modric”, Igli Tare: Jam i kënaqur me mënyrën se si reagoi skuadra, Allegri ka ndryshuar gjithçka

Shkruar nga NEWSPORT
“Ardon Jashari ka fatin që po mëson nga Luka Modric”, Igli
Luka Modric - Ardon Jashari dhe Igli Tare/ Fotomontazh

Milan u mposht nga Lazio në “Olimpico” në Kupën e Italisë, me Igli Taren që del i humbur përballë ish- ekipit të tij. Kjo disfatë ka sjellë edhe eliminimin e kuqezinjve nga Kupa e Italisë.

Ndërkohë shqiptari ka folur për një nga çështjet më të rëndësishme në ekip. Drejtori sportiv ka theksuar se është fat që në mesin e fushës Milani ka një futbollist si Luka Modric dhe Ardon Jashari po mëson shumë nga kroati.

Siç dihet Jashari vetëm javën e fundit është rikthyer në stërvitje pas dëmtimit dhe mbetet të shihet se si do të shkojë aventura e tij te Milan. Ndërkohë ndër të tjera nënvizoi se skuadra në kampionat ka bërë shumë mirë dhe Allegri ka ditur të ndryshojë këtë skuadër.

“Jashari? Të kesh një mësues si Modriç është një avantazh për çdo lojtar, ata kanë një marrëdhënie të fortë dhe flasin shpesh. Ne të gjithë jemi të sigurt për Ardonin dhe e patë këtë në dy javët e fundit nga mënyra se si ai u stërvit me grupin. Jemi të lumtur që pritja e gjatë ka mbaruar.

Puna juaj deri më tani? Jemi të kënaqur me mënyrën se si reagoi skuadra. Nuk ishte e lehtë sepse ndryshuam shumë, Alegri bëri një punë të shkëlqyer në mentalitetin e grupit dhe lojtarëve. Rezultatet tregojnë, por nuk jemi as në gjysmën e rrugës, sezoni do të sjellë emocione dhe vështirësi”, ka nënvizuar shqiptari.

Poll

Lexo gjithashtu