
Antonio Conte do të jetë trajneri i Napolit për sezonin e ardhshëm. Ka mbetur vetëm zyrtarizimi dhe për këtë ka folur Mark Iuliano.
Ish-trajneri i Partizanit e cilëson lëvizjen e duhur. 50-vjeçari flet për cilësitë e Contes dhe dedikimin që ai i kushton skuadrës.
“Kushdo që e merr Conten po bën zgjedhjen e duhur. Napoli do të bëjë blerjen më të madhe me të si trajner. Është trajneri ideal dhe do të ishte për çdo skuadër. E kam parë kur trajnon. I di metodat e tij dhe e kam parë çfarë kërkon. Flas për dikë që punon 24 orë, që dedikohet i gjithi te skuadra me të vetmin objektiv fitoren”, u shpreh ish-mbrojtësi.
Kujtojmë se te Partizani qëndroi nga korriku deri në nëntorin e vitit 2017. Eksperienca në Shqipëri rezultoi dështim, teksa dhe të kuqtë mbyllën një nga sezonet më të dobëta.