
Napoli
Serie A do të luajë sonte ndeshjen e fundit të javës së 4-t të kampionatit. Napoli do të mirëpresë Pisën sonte në stadimin “Diego Armando Maradona” në orën 20:45 të mbrëmjes.
Napolitanët do të kërkojnë me patjetër një fitore për të rimarrë vendin e parë në kampionat. Në prag të sfidës së sotme, trajneri Antonio Conte ka marrë një lajm të mirë.
Amir Rrahmani është rikthyer në dispozicion dhe me shumë gjasa do të nisë takimin nga minuta e parë. Mbrojtësi shqiptar ka humbur dy takimet e fundit ndaj Fiorentinës dhe Manchester Cityt.
Rrahmani pësoi një dëmtim në sfidën kualifikuese të Botërorit mes Zvicrës dhe Kosovës në fillim të muajit shtator.

Formacioni i mundshem Napoli-Pisa
Poll