
Juventusi nesër do të duelojë me Torinon në kuadër të javës së 32-të të Serie A. Bardhezinjtë do të synojnë një tjetër fitore në kampionat dhe në derbi do të tentojnë vrtëm 3 pikët.
Në konferencën për shtyp Missimiliano Allegri ka folur për objektivat e skuadrës. Timonieri i “Zonjës së Vjetër” ka theksuar se kualifikimi në Champions League për sezonin e rid he Kupa e Italisë janë objektivat kryesorë të skuadrës dhe se gjërat e tjera nuk vlejnë.
“Kritika ka gjithmonë dhe në çdo rasti duhet të merren parasysh, pasi ato bëhen edhe nga njerëz që e kuptojnë futbollin. Mund të marrim ide.
Ka gjithmonë vend për përmirësim në menaxhimin e topit. Ne vinim nga një periudhë jo e mirë dhe e dinim rëndësinë e ndeshjes dhe është normale pas një pjese të parë me katër gola, nga të cilët tre të anuluar. Thënë këtë, kritikat i pranoj dhe duhen pranuar sidomos kur bëhen mirë.
Ne jemi shumë afër objektivit... Nëse shkojmë në Champions League e kemi arritur objektivin, nëse nuk shkojmë, i shikojmë gjërat në një mënyrë tjetër.
Duhet të punojmë shumë sepse kemi punuar edhe disa muaj për të arritur objektiv final që është kualifikimi në Champions League për sezonin tjetër. Ndërkohë edhe Kupa e Italisë është objektivi ynë dhe ne duhet të luajmë ndeshjen e kthimit gjysmëfinale. Tani ne duhet t’i arrijmë këto objektiva, pastaj pjesa tjetër nuk vlen asgjë", ka theksuar Allegri.