
Milan ka humbur me rezultatin 2-1 përballë Parmës. Transfertë zhgënjyese për "Djallin", që nuk ka gjetur akoma fitoren në Seria A.
Kujtojmë se janë luajtur 2 javë, ndërsa në të parën Milani barazoi. Pas disfatës me Parmën foli trajneri i Milanit Paulo Fonseca.
"Jam i zhgënjyer. Është e vështirë të shpjegosh qëndrimin tonë në mbrojtje. Është e qartë se ne kemi një problem në mbrojtje, por në sulm kemi krijuar. Për Parmën ishte shumë e thjeshtë kur ata sulmuan. Nuk po flas vetëm për mbrojtësit. Unë po flas për të gjithë ekipin, për mënyrën se si ai mbrohet kolektivisht dhe individualisht, unë marr përgjegjësinë për atë që bën skuadra, por ne duhet t'i njohim këto probleme në mbrojtje.
Skuadra funksionon mirë gjatë javës. Më pas sot mbërrijmë këtu dhe në situatën e parë pranojmë gol. Jemi paraqitur keq në mbrojtje në të gjitha momentet e ndeshjes. Një problem për t'u zgjidhur, ne duhet të punojmë si ekip.
Parma ka vite që luan së bashku, me dinamikë të shkëlqyer kundërsulmesh dhe shumë agresive në duele. I thashë ekipit tim se sot nuk mjaftonte të luanim për të fituar, duhej të luftonim dhe të vrapojmë më shumë se ata. Parma e meritonte fituan, ata ishin më të mirë se ne", u shpreh Fonseca.