
Asllani - Dumfries
Denzel Dumfries mund të largohet nga Interi gjatë merkatos së verës. Për holandezin ka interesime konkrete nga Premier League.
Saktësisht janë Manchester United, Arsenali dhe Chelsea që kërkojnë mbrojtësin e zikaltërve. Sipas “Fichajes” bëhet me dije se 3 klubet angleze do të hidhen “all-in” në merkato për të siguruar shërbimet e tij.
Interi për të lënë të lirë mbrojtësin kërkon jo më pak se 50 milionë euro, shifër kjo që nuk shihet si problem nga skuadrat angleze. Me shumë gjasa javët e ardhshme do të jenë shumë vendimtare për të vendosur fatet e Dumfries. 28-vjeçari në këtë sezon ka luajtur në 36 ndeshje me Interin, ku ka shënuar 8 gola dhe ka dhuruar edhe 2 asiste.
Poll