
Elseid Hysaj dhe Mateo Retegui
Atalanta është pranë një transferimi të bujshëm në repartin e sulmit. Klubi bergamask është shumë pranë transferimit të sulmuesit të Kombëtares italiane, Mateo Retegui.
Ky i fundit aktualisht është pjesë e Genoas, teksa Atalanta është gati të shpenzojë për ta transferuar. 22 milionë euro është shuma që pritet të ofrojnë zikaltërit për shërbimet e yllit italian.
Në krahun tjetër, klubi i Genoas ende nuk ka dhënë një përgjigje përfundimtare. Por, sipas mediave italiane, vetë futbollisti 25-vjeçar i ka dhënë dritën jeshile një transferimi të tij në Bergamo.
Poll