
Marash Kumbulla dhe Edoardo Bove
Edoardo Bove nuk është më në planet e trajnerit Daniele de Rossi për sezonin e ri futbollistik. Duke u gjendur në këtë situatë, Roma e ka nxjerrë në shitje mesfushorin.
22-vjeçari nuk do të vazhdojë të jetë pjesë e Romës dhe tashmë është zyrtarisht në merkato. Interesim për të ka Fiorentina, megjithatë problem mbetet shuma që “verdhekuqtë” kërkojnë për italianin.
20 milionë euro është shuma që dëshiron Roma për të lënë të lirë Bove. Në krahun tjetër, momentalisht Fiorentina nuk dëshiron të shpenzojë një shumë të tillë. Roma mbetet në pritje për oferta të tjera.
Poll