Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

2 milionë euro bëjnë diferencën, Juventus “ngec” në bisedimet për sulmuesin francez

Shkruar nga NEWSPORT
2 milionë euro bëjnë diferencën, Juventus “ngec”
Jean-Philippe Mateta

Juventus dhe Crystal Palace po vijojnë negociatat për transferimin e sulmuesit Jean-Philippe Mateta. Bisedimet po pengohen nga diferenca kërkesë-ofertë, por edhe për formulën e transferimit.

Sipas La Stampa, klubi bardhezi ka rritur ofertën në 32–33 milionë euro, për një huazim me të drejtë blerje përfundimtare. Gjithashtu, Juventus kërkon kompromis edhe nga agjentët, për të ulur komisionet.

Nga krahu tjetër, Crystal Palace nuk lëviz nga kërkesa prej 35 milionë eurosh dhe kërkon detyrim blerjeje automatike. Ndërkohë që “Zonja e Vjetër” ka ofruar që ky detyrim të aktivizohet automatikisht në rast kualifikimi në kompeticionet europiane, pra jo vetëm në Champions League.

Poll

Lexo gjithashtu