Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

16 gola dhe 2 asiste, një 20-vjeçar në “pole – position” ndaj Zirkzee për kalimin te Milan

Shkruar nga NEWSPORT
16 gola dhe 2 asiste, një 20-vjeçar në “pole –
Joshua Zirkzee

Milan prej kohësh ka nisur punën për të gjetur një zëvendësues për Olivier Giroud dhe mesa duket kanë pikasur të preferuarin e tyre. Zlatan Ibrahimovic thuhet se ka dhënë dritën jeshile për të nënshkruar me Benjamin Sesko.

Kuqezinjtë janë të sigurt se mund të arrijnë një marrëveshje me RB Leipzig për shërbimet e 20-vjeçarit. Siç dihet prej javësh Joshua Zirkzee ishte në “pole-position” për kalimin në Milano, por duket se tashmë slloveni e ka ‘parakaluar’.

Sipas “La Gazzetta dello Sport” bëhet me dije se drejtuesit e Milan janë shumë afër marrëveshjes me Seskon. Ky i fundit është një sulmues klasik dhe ka karaketeristika të ngjashme me Zlatan. Kujtojmë se 20-vjeçari ka kontratë me skuadrën gjermane deri në qershor të vitit 2028. Këtë sezon me fanelën e Leipzig ka mundur të shënojë 16 gola dhe të dhurojë edhe 2 asiste në 40 ndeshje të zhvilluara në të gjitha kompeticionet kun kanë marrë pjesë.

16 gola dhe 2 asiste, një 20-vjeçar në “pole –
Benjamin Sesko

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga